Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

PUBLIKIMET E MIA

Home About Page PUBLIKIMET E MIA Contact Favorite Links Whats New Guest Book

HAPJA E TRASHEGIMIS DHE HEKJA DORE NGA TRASHEGIMIA

Nga Atdhe Berisha

(Prishtinë, prill/2006)

PËRMBAJTJA

Hyrja ...............................................................................

Hyrja ...............................................................................

Hapja e Trashëgimisë.........................................................

Vdekja..............................................................................

Shpallja e Personit të Vdekur...............................................

Procedurat që Ndiqen..........................................................

Deklarata për Heqjen Dorë nga Trashëgimi............................

Bibliografia.........................................................................

                           H Y R J E

Punimi seminarik në të cilin kam punuar si qëllim kryesor kamë pasur informimin dhe mënyrat mbi hapjen e trashëgimisë dhe deklaratën për heqjen dorë nga trashëgimi, të shoqëruara me procedurat që zhvillohem para gjykatës trashëgimore . Këtë punim e kam ndarë në dy pjesë: në pjesën e parë bëhet fjalë për hapjen e trashëgimisë, që si elemente për hapjen e trashëgimisë kam paraparë vdekjen dhe shpalljen e personit të vdekur duke treguar gati të gjitha procedurat që zhvillohen për shpalljen e personit të vdekur, ndërsa në pjesën e dytë jam fokusuar në deklaratën për heqjen dorë nga trashëgimi. Me anë të këtij punimi jam munduar sadopak që praktikën e marrur në gjykatë të mundem ta përmbledh në ndriçimin e procedurave që udhëhiqen para gjykatës trashëgimore.

HAPJA E TRASHËGIMISË

Marrëdhënie juridike, është ajo marrëdhënie e cila është e mbështetur në normat juridike civile përmes të cilave norma krijohet, ndryshohet apo shuhet ndonjë e drejtë subjektive. Në krijimin, ndryshimin apo shuarjen e ndonjë të drejte subjektive një rol thelbësorë luajnë faktet juridike.

Dihet se faktet juridike ndahen në dy grupe: në ngjarje dhe veprime.

Vdekja si titulli juridik për hapjen e trashëgimisë, bënë pjesë në grupin e parë të fakteve juridike. Duke u nisur nga kjo që thamë edhe (nenin 4.1) i Ligjit për Trashëgimin thekson "trashëgohet për shkak të vdekjes dhe në momentin e vdekjes së personit fizik". Në të njëjtën mënyrë do të shprehej edhe profesor Galgano se trashëgohet në momentin e vdekjes së personit: ky është momenti në të cilin pasuria humb titullarin e sajë. Nga kjo rrjedh se vetë vdekja është një ngjarje natyrore e cila për pasojë në njërën anë ka shuarjen e një të drejte subjektive, ndërsa në anën tjetër krijimin e sajë, pra, transformimin e pasurisë nga një subjekt që quhet trashëgimlënës tek subjekti tjetër që quhet trashëgimtar. Të njëjtin efekt e ka edhe shpallja e personit të zhdukur për të vdekur.

Në vazhdim do të behet fjalë për dy elemente që bëjnë të mundur hapjen e trashëgimit. Këto dy elemente janë: vdekja dhe shpallja për të vdekur e personit.

VDEKJA

Thamë se vdekja është një rrethanë apo fakt juridik me anë të cilës në njërën anë

shuhen dhe në anën tjetër krijohen të drejta subjektive.

Vdekja e subjektit në vetvete prodhon gjendjen juridike të caktimit të pasurisë

trashëgimore, pasuria e tij i destinohet trashëgimisë. Vdekja e një personi bënë që pasuria e të vdekurit të humb titullarin e sajë, por nuk përcakton akoma në vetvete transmetimin e sajë ndaj trashëgimtarëve, këtë transmetim duke u bazuar në dispozitat e (nenit 94) të Ligjit të Procedurës Jashtëkontestimore e shqyrton gjykata trashëgimore e cila "... konstaton se kush janë trashëgimtarët e të vdekurit, cila pasuri përbën pasurin trashëgimore të tij dhe cilat të drejta nga pasuria trashëgimore u takojnë trashëgimtarëve, legatarëve dhe personave të tjerë".

Vdekja është një rrethanë që vërtetohet me anë të certifikatës nga libri amzë i të vdekurve. Në (nenin 33.1) të Rregullores mbi Shpalljen e Ligjit për Regjistrat e Gjendjes Civile, thekson se "Libër Amëz i të Vdekurve është libri ku mbahen të gjitha shënimet lidhur me faktet e të gjitha vdekjeve të ndodhura" në po të njëjtin nen por në paragrafin e 2 gjithashtu theksohet se "fakti i vdekjes regjistrohet në librin amzë së të vdekurve në bazë të paraqitjes me shkrim, ose në bazë të aktit të organit kompetent në vendin e vdekjes së të vdekurit". Sipas (nenin 38.1) të ligjit të njëjtë certifikatën e vdekjes e lëshon zyrtari i gjendjes civile sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar. Ndërsa në (nenin 37) gjithnjë sipas ligjit të njëjtë, parashihen të gjitha të dhënat që përmban certifikata e vdekjes, ato janë:

a. Emri dhe mbiemri dhe mbiemri para martesës, së të vdekurit,

b. Data muaji dhe viti i lindjes

c. Data muaji, ora dhe vendi i vdekjes

d. Gjendja martesore dhe gjinia

e. Numri personal

f. Shtetësia

g. Vendbanimi dhe adresa

h. Emri dhe mbiemri i prindërve

i. Emri dhe mbiemri i personit përkatësisht institucionit që ka paraqitur vdekjen

j. Natyrën dhe shkaqet e vdekjes

k. Dhe shënime tjera relevante

SHPALLJA E PERSONIT TË VDEKUR

Njësoj sikurse vdekja edhe shpallja e personit të vdekur është bazë për hapjen e

trashëgimit. "Si ditë e hapjes së trashëgimit të personit që është shpallur i vdekur konsiderohet dita kur aktvendimi mbi shpalljen e personit të vdekur ka marr formën e prerë...". Përse është më rëndësi momenti kur aktvendimi bëhet i formës së prerë? Përgjigje në këtë pyetje japin profesorët M. Vedrish dhe P. Klariç, ku sipas tyre, ky moment është i rëndësishëm për shkak se që nga ky moment caktohet vëllimi i pasurisë që duhet të trashëgohet, radhët e trashëgimisë si dhe zotësia për të trashëguar e trashëgimtarëve. Gjithashtu ky moment është i rëndësishëm edhe për fillimin e llogaritjes së afateve. Një momenti të tillë, rëndësi mjaft të madhi i kushton edhe Ligji Për Trashëgiminë, në (nenin 125.2) thuhet "në rast të shpalljes së personit i vdekur, afatet fillojnë të llogariten nga dita kur aktvendimi për shpalljen e personit të vdekur ka marr formën e prerë".

3. PROCEDURAT QË NDIQEN

Sipas (nenit 58) të Ligjit të Procedurës Jashtëkontestimore "propozimin për shpalljen e personit të vdekur mund ta paraqes çdo person që për këtë ka interes të drejtpërdrejt si dhe prokurori publik". Gjithashtu duke ju referuar dispozitave të ligjit në fjalë, (neni 59), ky propozim "duhet të përmbaj: emrin dhe mbiemrin e personit për të cilin propozohet që të shpallet i vdekur ... ditën e lindjes dhe vendbanimin e fundit të përhershëm ose të përkohshëm, faktet në të cilat mbështetët propozimi ... së bashku me provat, ... bashkë me propozimin paraqitet certifikata nga libri amzë i lindjeve për personin që ka të bëjë propozimi...". Kompetente për shpalljen e personit të vdekur është gjykata komunale në rajonin ku personi i zhdukur ka pasur vendbanimin e përhershëm të fundit. Sipas (nenit 61) të ligjit të njëjtë "gjykata pasi të marr propozimin për shpalljen e personit të vdekur verifikon a janë plotësuar parakushtet themelore për fillimin e procedurës. Në qoftë se po, ... gjykata personit të zhdukur do t’ia caktoj kujdestarin dhe për këtë do ta njoftoj organin e kujdestarisë ose do të thërras organin e kujdestarisë, që brenda afatit të caktuar të emërojë kujdestarin për përfaqësim në procedurë. Kujdestari ka për detyrë të mbledh të dhëna për zhdukjen ose jetën e personit të zhdukur dhe t’ia paraqes gjykatës ". "Në qoftë se gjykata vlerëson se janë plotësuar parakushtet themelore për fillimin e procedurës jep shpalljen ... ku thërret personin e zhdukur si dhe çdo person tjetër që di diçka për jetën e tij ... ta njoftoj gjykatën ... shpallja afishohet në tabelën e shpalljeve të gjykatës, e njëjta do të publikohet ... edhe në vendin në të cilin i zhdukuri ka pasur vendbanimin e përhershëm ose të përkohshëm të fundit, si dhe lokalet e bashkësisë lokale". Pas kësaj përpjekje nga ana e gjykatës (neni 64) tregon mbi veprimet që duhet të merr gjykata, në të thuhet: "pasi që të kalojnë tre muaj nga dita e shpalljes në vendet e lartcekura të cilat i parashihte (neni 62), në rast se personi i zhdukur nuk paraqitet dhe nuk ka gjurmë se është gjallë gjykata do të caktojë seancën .... dhe në rast se rezultatet e procedurës ... venë në dukje në mënyrë të sigurt se personi i zhdukur nuk është i gjallë, gjykata do të merr aktvendimin me të cilin do të shpall se ky person është i vdekur ".

Është me rëndësi të theksohet se çka përmban aktvendimi me të cilin personi shpallet i vdekur, e këtu na ndihmojnë dispozitat e (nenit 65) të Ligjit të Procedurës Jashtëkontestimore, ku thuhet: "në aktvendimin në të cilin personi i zhdukur shpallet si i vdekur do të shënohet emri e mbiemri, vendbanimi i përhershëm ose i përkohshëm i fundit i personit të zhdukur, emri e mbiemri i prindërve të tij, dita, muaji dhe vendi i lindjes, pastaj do të konstatohet dita muaji dhe viti e brenda mundësive si dhe ora që konsiderohet si kohe e vdekjes së personit të zhdukur". Aktvendimi i nxjerr nga gjykata për shpalljen e personit të vdekur, që të ketë fuqinë e hapjes së trashëgimisë patjetër duhet ta ketë klauzolën e plotfuqishmërisë.

Siç u tha edhe më lartë vdekja dhe shpallja i vdekur, janë bazë për hapjen e trashëgimit. Kur një person vdes ose shpallet i vdekur, nëpunësi i gjendjes civile që është kompetent të bëjë regjistrimin e vdekjes në librin e vdekjeve, ka për detyrë që brenda afatit prej 30 ditësh prej regjistrimit të bërë t’ia dërgojë aktvdekjen gjykatës trashëgimore. Edhe pse me ligj është rregulluar që zyrtari i gjendjes civile sipas detyrës zyrtare të inicioj procedurën e trashëgimisë, kjo në praktik ndodhë shumë rrallë. Gjithashtu në praktik shumë rrallë ndodhë që ofiqari të dërgon aktvdekjen dhe dokumentacionin e nevojshëm për inicimin e procedurës trashëgimore, zakonisht kjo u mbetet për obligim personave që kanë interes për parashtrimin e propozimit për inicimin procedurës së trashëgimore pran gjykatës trashëgimore, pra pasardhësve të personit të vdekur.

Dokumenti i cili është i domosdoshëm për inicimin e procedurës së trashëgimore është aktvdekja. Ky është një dokument pa të cilin nuk mund të fillojë inicimi i procedurës trashëgimore. Sipas (nenit 100) të Ligjit të Procedurës Jashtëkontestimore, përcaktohen procedurat që duhet ndjek zyrtari i gjendjes civile për përpilimin e aktvdekjes, ku thuhet: "aktvdekjen e përpilon nëpunësi i gjendjes civile në bazë të të dhënave që janë marr nga kushërinjtë e të vdekurit, nga personat me të cilët ka bashkëjetuar i vdekuri...". Në dispozitat e (nenit 102) të ligjit të njëjtë, përcaktohet saktë se çka përmban aktvdekja, ku nga të gjitha ato të dhëna që përmban aktvdekja do të veçoja: emrin dhe mbiemrin e të vdekurit dhe emrin e të atit, profesioni, data e lindjes, shtetësia, ndërsa për femrat edhe mbiemri i vajzërisë, pastaj dita, muaji dhe viti, vendi dhe sipas mundësisë ora e vdekjes, emri e mbiemri, data e lindjes, profesioni, vendbanimi i përhershëm ose i përkohshëm i bashkëshortit të vdekur dhe i fëmijëve të lindur nga martesa, jashtë martesës dhe të fëmijëve të adoptuar. Gjithashtu vlera e përafërm e pasurisë së paluajtshme dhe veçanërisht vlera e pasuri së luajtshme, vendi ku gjendet kjo pasuri, letrat me vlerë, gjërat e çmueshme, librezat e kursimit. Në aktvdekje veçanërisht do të shënohet se pritet lindja e fëmijës së të vdekurit, një fakt që është shumë i rëndësishëm për caktimin e rrathëve të trashëgimit.

Pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit të lartcekur, si në rastin e vdekjes ashtu edhe në atë të shpalljes të vdekur të personit, trashëgimtarët apo pala e interesuar për hapjen e trashëgimit, parashtrojnë pran gjykatës trashëgimore propozimin për hapjen e trashëgimit së bashku me gjithë dokumentacionin përkatës.

Propozimi për inicimin e procedurës së trashëgimore patjetër duhet të përmbajë: emrin e gjykatës që është kompetente për këtë procedurë, pasuria që duhet të trashëgohet, certifikata e vdekjes e trashëgimlënësit, emrat dhe mbiemrat e trashëgimtarëve të shoqëruar me certifikatat e lindjes, aktvdekjen dhe në fund lutjen që gjykata trashëgimore pas zhvillimit të procedurës të nxjerr aktvendimin për trashëgim.

Pas mbërritjes në gjykatë, propozimi për inicimin e procedurës së trashëgimore, gjykata i thërret palët e interesuara dhe kërkon nga ta që të pranojnë trashëgiminë. Ky është një akt pa të cilin trashëgimia e të thirrurve nuk realizohet. Trashëgimtari ligjor përpara se të ketë kaluar afati për pranimin e trashëgimit, mund të heq dorë nga trashëgimia. Heqja dorë, ashtu si pranimi është një akt i njëanshëm e njëjta ka karakter personal.

DEKLARATA PËR HEKJEN DORË NGA TRASHIGIMI

E drejta jonë trashëgimore i kushton rendësi esenciale shprehjes së lirë të vullnetit, i

cili është edhe parim i të drejtës trashëgimore, sikurse në shumicën e të drejtave tjera. Në kontekst të kësaj është edhe deklarata për heqjen dorë nga trashëgimi. Pra deklarata për heqjen dorë nga trashëgimi është shprehje e njëanshme e vullnetit e cila mund të jepet në procedurën e trashëgimit dhe e njëjta të shënohet në procesverbalin e shqyrtimit të trashëgimit.

Heqja dorë nga trashëgimia, ushtrohet vetëm atëherë kur një person është vënë në dijeni se është trashëgimtar i një pasurie trashëgimore. Sipas sistemit të fitimit, që aplikohet në legjislacionin shqiptar, me vdekjen e trashëgimlënësit, trashëgimtarit i kalon pronësia mbi pasurin trashëgimore si dhe posedimi. Deklarata për heqjen dorë nga trashëgimi mund të behet në dy mënyra. E para është kur një deklaratë e tillë bëhet gjatë zhvillimit të procedurës dhe shënohet në procesverbal, ndërsa tjetra bëhet nga distanca, pra atëherë kur personi një deklaratë të tillë e shkruan, e vërteton në gjykatë apo në ndonjë organ tjetër dhe ja parashtron gjykatës kompetente, derisa zhvillohet procedura për ndarjen e trashëgimit.

Deklarata për heqjen dorë nga trashëgimia, nga pasardhësi i cili mungon në procedurë (deklaratë nga distanca) duhet të jetë e vërtetuar pranë organit kompetent konkretisht në Gjykatën Komunale. Por çfarë do të ndodhte në rast se një deklaratë e tillë është dhënë nga personi i cili nuk merr pjesë në procedurë për shqyrtimin e trashëgimit dhe e njëjta është e vërtetuar nga noteri, si brenda ashtu edhe jashtë vendit? A do të merrej për bazë një deklaratë e tillë nga gjyqtari? Një deklaratë e tillë nuk do të ishte e vlefshme për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme për të besuar se janë plotësuar udhëzimet e (nenit 122) paragrafi 5, të Ligjit të Procedurës Jashtëkontestimore, ku thuhet se "me rastin e dhënies së deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimi, gjykata do t’ia tërheq vërejtjen trashëgimtarit se mund të heq dorë nga trashëgimi vetëm në emër të vetë", udhëzime të cilat kanë të bëjnë me pasojat që mund të ketë një deklaratë e tillë, duke pasur parasysh se këtë vërejtje mund ta benë vetëm gjykata, gjë që vetvetiu lind pyetja se a mundet një vërejtje të tillë ta bënë edhe noteri.

Në praktikën gjyqësore ka raste kur gjyqtari deklaratën për heqjen dorë nga trashëgimi të vërtetuar tek noteri e merr si provë, edhe pse nuk ka pasur mundësi që t’ia tërheq vërejtën dhënësit të deklaratës për pasojat e heqjes dorë nga trashëgimi, sepse ajo deklaratë është dhënë diku tjetër e jo në prezencën e gjyqtarit. Një numër gjyqtarësh në praktikë e pranojnë një deklaratë të tillë, ndërsa një numër tjetër gjyqtarësh nuk e pranojnë.

Deklarata për heqjen dorë nga trashëgimi, vlen edhe për pasardhësit e atij që ka hequr dorë nga trashëgimi, përveç nëse shprehimisht ka deklaruar se heq dorë vetëm në emër të vet. Në rast se pasardhësit e personit që heq dorë nga trashëgimia janë të mitur, për heqjen dorë nga trashëgimia nuk nevojitet leja e organit të kujdestarisë. Trashëgimtari i cili ka hequr dorë nga trashëgimi në emër të vetin, konsiderohet sikur të mos ketë qenë trashëgimtar. Sipas (nenit 131.1), "në rast se trashëgimtari ka vdekur para se të përfundoj shqyrtimi i pasurisë trashëgimore dhe nuk ka hequr dorë nga trashëgimi, e drejta e heqjes dorë kalon tek trashëgimtaret e tij", për shkak se "heqja dorë në dobi të trashëgimtarit të caktuar nuk konsiderohet si heqje dorë nga trashëgimi, por si një deklaratë për cedimin e pjesës trashëgimore tek trashëgimtari i caktuar". Nga pasardhësit e trashëgimtarit i cili ka vdekur para se të heq dorë nga trashëgimi, varet se kujt dëshirojnë të ja cedojn pjesën e pasurisë që në fakt do tu takonte atyre, sepse "pjesa e trashëgimisë së trashëgimtarit ligjor që ka hequr dorë nga trashëgimi trashëgohet sikur ky trashëgimtar të kishte vdekur para trashëgimlënësit". Gjithashtu edhe pjesa e trashëgimtarit me testament që ka hequr dorë nga trashëgimi, i takon trashëgimtarëve ligjor të trashëgimlënësit, gjë që e bënë të domosdoshme dhe e arsyeton të drejtën që u njeh ligji pasardhësve të trashëgimlënësit që ka vdekur para deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimi, se kujë do t’ia cedojn pasurinë me rastin e heqjes dorë të tyre. Këtë të drejt e përforcon edhe dispozita e (nenit 135.1) në të cilën thuhet "deklarata për heqjen dorë nga trashëgimi nuk mund të revokohet", pra është një deklarim që do të prodhon efekt në të ardhmen dhe e benë të domosdoshëm që pasardhësit të kenë kujdes me rastin e heqjes dorë nga trashëgimi. Mirëpo sipas (nenit 135.2) të Ligjit për Trashëgimin, trashëgimtari apo pasardhësit e tij që kanë dhënë deklaratën, mund të kërkojnë anulimin e kësaj deklarate në rast se deklarata është dhënë me kanosje, dhunë, për shkak të mashtrimit ose lajthimit. Këto janë bazat të mjaftueshme që të kërkohet anulimi i kësaj deklarate nga personat që kanë dhënë një deklaratë të tillë. Pra, të drejtën e kërkesës për këtë anulim e kanë titullarët e kësaj deklarate.

Heqja dorë nga trashëgimi do të jetë e pavlefshme kur ajo behet me kusht, me afat, ose për një pjesë të trashëgimit, këtë pavlefshmëri e njeh edhe Ligji për Trashëgimin i Kosovës. Ndërsa sa i përket të drejtës që të heqin dorë nga trashëgimi, lind pyetja, kjo e drejtë a u takon të gjithëve trashëgimtarëve? Ligji i Trashëgimisë i Kosovës, këtë të drejtë i’a mohon vetëm trashëgimtarit i cili ka disponuar tërë pasurinë ose një pjesë të sajë, pra ky trashëgimtar nuk mundet të deklarohet për heqjen dorë nga trashëgimi.

Në fund duhet theksuar se heqja dorë nga trashëgimi që nuk është hapur nuk ka kurrfarë efekti juridik, për shkak se vetëm atëherë kur personi është vën në dijeni të faktit që është trashëgimtar në një pasuri trashëgimore, vetëm atëherë ai mund të heq dorë nga trashëgimia e cila ka kaluar në favor të tij.

BIBLIOGRAFIA

Antic, Oliver, dhe Balinovac, Zoran. (1996) Komentar Zakona o Nasljeðivanju. Beograd: Nomos.

Brestovci, Faik. (2000) E Drejta Procedurale Civile (Ribotim). Prishtinë: Enti i Teksteve Mësimore.

Fuga, Juliana. (2002) Trashëgimia. Tiranë: Ilar.

Galgano, Francesco. (1999) E Drejta Private. Përkth. Alban Brati. Tiranë: Luarasi.

Gams, Andrija. (1986) Hyrje në të Drejtën Civile. (Bot. 3të). Prishtinë: Enti i Teksteve Mesimore.

Ligji i Procedurës Jashtëkontestimore. Gazeta Zyrtare nr. 43/1986.

Rregullore Nr. 2005/7 Për Shpalljen e Ligjit Mbi Trashëgiminë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Rregullore Nr. 2005/21 Mbi Shpalljen e Ligjit për Regjistrat E Gjendjes Civile të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Vedrish, Martin. dhe Klariq, Petar. (2003) Graðansko Pravo. (Sedmo izminjenje i dopunjeno izdanje). Zagreb: Narodne Novine d.d.

Hyper Lander has come a long way. It began as a seventh grade project on an Apple IIe. Its authors learned programming and grew up during the ongoing process of its conception and evolution. Many games are purely a monetary pursuit but Hyper Lander has always been first an educational pursuit.